Daniel Kosta - Përshtypjet e tij për trajnimin në Dizajn Grafik

 

Innospace Tirana: Më shumë rreth Danielit?

Daniel: Jam 26 vjeç, kam studiuar Gjuhën Ruse në Universitetin e Tiranës. Para 10 muajsh kam marrë hapin për t’u përfshirë ne fushen e Dizajnit Grafik, duke e nisur në mënyrë autodidakte, vijuar më pas me trajnimin në Innospace Tirana Academy. Pjesa më e madhe e kohës së lirë gjithashtu mbulohet me Dizajn, e cila ndiqet nga librat dhe filmat.

Innospace Tirana: Si dëgjuat për trajnimin në Innospace Tirana Academy?

Daniel: Pasi shfaqa interes për Dizajnin Grafik dhe fillova të mësoj në mënyre autodidakte, vëllai më sugjeroi trajnimin duke më drejtuar në Instagram/linkun e programit.

Innospace Tirana: Si ka qenë experienca juaj gjate trajnimit?

Daniel: Orët e trajnimit të strukturuara për të qënë sa më praktike, ambienti komod me vendndodhje në zemër të Tiranës, bashkë me kurikulën dhe metodikën e trajnimit të drejtuara nga Joreldi, krijuan eksperiencë përvecse të vlefshme dhe te dobishme, por edhe të veçantë.

Innospace Tirana: Mendimi juaj për kurikulën e programit dhe metodikën trajnimit?

Daniel: Duke patur parasysh që në trajnim, përvecse jemi prezantuar me fushën e Dizajnit Grafik, por kemi prekur çdo aspekt te saj, mund të them që programi ka qënë i kompletuar. Organizimi dhe drejtimi i tij, në bazë të kurikulës dhe metodikës, e bën këtë program jo vetëm të kënaqshëm, por edhe efiçent dhe që t’ja vlejë.

Innospace Tirana: Pjesa pas trajnimit ( ku punoni tani?) a ju ka ndihmuar ky program në rolin që keni aktual?

Daniel: Pasi mbarova trajnimin, fillova si Junior Graphic Designer tek Parallel, aktualisht punoj edhe si freelancer. Në kohën e lirë gjithashtu merrem me projekte personale. Njohuritë dhe metodikat e përftuara në trajnim ndihmojnë dhe aplikohen në përditshmëri, qoftë në projekte personale apo komerciale.

Innospace Tirana: Plani juaj afatgjatë. Ku e shikoni veten pas 5 -10 vjetësh?

Daniel: Aktualisht nuk kam një plan specifik, përvecse të ushtrohem dhe aftësohem në mënyrë konstante, në mënyrë që një ditë të jem gati për cdo projekt që do më terheqi, pavarësisht madhësisë apo rëndësisë së tij.

Innospace Tirana: A do e sygjeronit trajnimin e Dizajnit Grafik në Innospace Tirana Academy?

Daniel: Sigurisht, mund të them që ky trajnim është themelor në rritjen profesionale në Dizajn Grafik. Krijimi I bazave të forta është I vlefshëm jo vetëm ne hyrjen apo prezantimin në këtë fushë, por për gjithë ecurinë afatgjatë.

 
 
Previous
Previous

Graphic Design: A Creative Field that is Always in Demand

Next
Next

Elda Fejzo - Përshtypjet e saj për trajnimin në Dizajn Grafik